Site icon PrishtinaPress

​Zbulimi tronditës, ish-mësuesi australian i kopshtit akuzohet për 1623 sulme dhe abuzime seksuale ndaj 91 vajzave

Një ish-punonjës i kujdesit për fëmijët është akuzuar për 1623 sulme dhe abuzime seksuale ndaj 91 vajzave të vogla. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga mediat e huaja në Australi.

Sipas policisë, sulmet u zhvilluan në dhjetë qendra të ndryshme të kujdesit ditor midis 2007 dhe 2022 dhe kishin në shënjestër ekskluzivisht “vajzat para pubertetit”.

45-vjeçari u akuzua për gjithsej 1623 krime, përfshirë 136 përdhunime dhe 110 marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën dhjetë vjeç.

Detektivët kanë ekzaminuar përmbajtjen e telefonit të tij dhe besojnë se kanë identifikuar të gjitha viktimat e supozuara. Burri kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme për të punuar me fëmijët në Australi./A2CNN

Exit mobile version