Ky lajm veçse është shpërndarë tani në të gjithë internetin dhe po i jep shpresë miliona njerëzve që vuajnë nga kanceri.
Shkencëtarët kanë zbuluar një fryt natyral, efektiv dhe anti-kanceroz krejtësisht aksidentalisht. Rezultatet e këtij hulumtimi klinik të kësaj bime janë tejet inkurajuese, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat kanceroze mund të eliminohen me drogën “EVS-46”. Kjo “drogë” mund të përfitohet nga pema “australian blushwood”, nga farat e frutave të vet.
Pema është shumë e rrallë dhe rritet vetëm në disa zona specifike të Australisë veriore.
Shkencëtarët e kishin vërejtur aksidentalisht se në momentin që kafshët e egra ushqeheshin me këtë fryt, ato menjëherë i pështynin farat. Sjellje e tillë e kafshëve e kishte inkurajuar kureshtjen e shkencëtarëve, pas së cilës ata kishin vendosur ta ekzaminojnë më hollësisht këtë gjë.
Rezultatet kishin qenë me të vërtetë tronditëse, dhe për më shumë mund ta shihni vet në videon e mëposhtme.