4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Zbrazet” Kosova, mbi 40 mijë qytetarë ia mësyjnë bregdetit shqiptar

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetare janë nisur këtë fundjavë drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit. Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare të Kukësit flasin për mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës me të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë.

Por numri i qytetarëve dhe mjeteve, nga pamjet mund të jetë shumë me i madh e kjo vërehet tek Ura e Kukësit pasi aty rruga e ngushtë po e vonon qarkullimin normal të automjeteve.

Siç dihet, përgjatë sezonit, policia kufitare e Morinit operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas marrëveshjes së përbashkët ndër qeveritare Kosovë-Shqipëri.

Nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës, janë marrë masa duke shtuar sportele dhe punonjës për të përballuar fluksin e shtuar dhe është bashkëpunuar edhe me Policinë e Kosovës dhe deri më tani sipas policisë kufitare nuk ka pasur probleme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img