Site icon PrishtinaPress

Zbatimi i rregullorës për dinarin, Hovenier i qartë: Është çështje e dialogut, s’është vetëm teknike

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka folur rreth zbatimit të rregullorës së BQK-së, përmes sëcilit ndalohet përdorimi i dinarit serb si monedhë e përditshme.

Në një takim me gazetarë, Hovenier vlerësoi se zbatimi i rregullorës nuk është vetëm çështje teknike, por edhe çështje e dialogut.

“Kjo është çështje e dialogut. Dhe nuk është vetëm çështje teknike. Ne nuk besojmë se shërbimet duhet të kenë veto, lidhur me atë se si do të ofrohet kjo mbështetje, por mendojmë se duhet të ketë konsultime për këtë dhe të ketë pajtime sepse duhet të jetë pjesë e sistemit. Kjo është e gjitha. E vlerësoj se më keni dhënë mundësinë që të paraqes se cilat janë dhe nuk janë shqetësimet tona. Por do të kundërshtoj këdo që thotë se Shtetet e Bashkuara po tentojnë që ta bëjnë rregullimin e valutave një çështje dialogu, sepse ne nuk po e bëjmë këtë, ne po tentojmë që kjo të jetë pjesë e dialogut, mënyra se si ky rregullim zbatohet për t’u siguruar që bëhet në mënyrë të përgjegjshme për komunitetet e ndjeshme dhe të prekura. Dhe se Serbia gjithashtu të ketë një zë në këtë sistem, nëpërmjet të cilit do të zbatonte dhe të shfrytëzonte mbështetjen”, ka thënë Hovenier, transmeton Express.

Exit mobile version