0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zbardhet telefonata që i erdhi Kurtit nga Shtëpia e Bardhë, këto janë kërkesat e SHBA-së

Duke parë refuzimin e kryeministrit Kurti për t’iu bindur kërkesave të Departamentit të Shtetit, SHBA-ja ka vendosur që të rris nivelin e ndërhyrjes përmes Shtëpisë së Bardhë.

Zëvendësi i këshilltarit të Joe Biden për Siguri Kombëtare, Jon Finer e ka telefonuar kryeministrin Kurti në orët e vona të 1 qershorit për të folur rreth situatës dhe tensioneve në veri të vendit.

Finer në telefonatën me Kurtin ka nënvizuar shqetësimin e SHBA-së për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të marrin hapa me qëllim të de-eskalimit të situatës.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’ua mundësojë kryetarëve të rinj që të kryejnë detyrat e tyre nga objekte alterantive dhe që të largohen forcat policore nga objektet e komunave.

Siç thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, Finer ka mirëpritur gatishmërinë e Kurtit për të punuar drejt kushteve për zgjedhje të reja.

“Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftim./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img