Site icon PrishtinaPress

Zbardhet agjenda e takimeve në Bruksel- Detaje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka ftuar për takim të nivelit të lartë në Bruksel, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten e 14 shtatorit, shkruan Reporteri.net.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se fillimisht Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me të dy liderët duke filluar nga ora 09:00, e më pas do të jetë ai trepalësh.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Gjithashtu, Shefi i Diplomacisë Evropiane do të deklarohet para mediave pas përfundimit të takimeve.

“Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të jetë nikoqir i një takimi të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në objektin e EEAS”, thuhet në njoftimin e Këshillit për Media të BE-së.

Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq u takuan me 2 maj për herë të fundit, disa ditë pas zgjedhjeve në katër komunat veriore të cilat u bojkotuan nga serbët lokalë./Reporteri.net/

Exit mobile version