Për vdekjen e Asllan Asllanit u raportua edhe më herët gjatë ditës, por nuk dihej ende se ai ishte i angazhuar politikisht në VV.
Këtë detaj për të ndjerin Asllani e bëri të ditur vetëm aktivisti tjetër i VV-së në Facebook, Petrit Bajraktari, shkruan Periskopi.
Siç është raportuar gjatë ditës, të shtunën (dje) në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, Asllani si punëtor i një firme ndërtimore, gjatë punës është rrëzuar nga objekti dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
I ndjeri është Asllan Asllanaj nga fshati Çiktaovë e Komunës së Drenasit.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar tashmë se 41-vjeçari varroset ditën e hënë më 17 prill në fshatin e tij.
Asllana ishte po ashtu veteran i UÇK’së dhe ka lën prapa dy fëmijët dhe bashkëshorten.