Jorida Tabaku, ligjvënësja demokrate publikon një mesazh ku denoncon përdorimin e nxënësve të shkollave dhe mësuesve të gjimnazeve të Tiranës nga qeveria në funksion të fushatës elektorale të PS-së.
Tabaku shkruan se një ministre i kërkon Ramës se nxënësit e shkollave të mesme janë të detyruar të shkojnë në takim dhe kush shkon në takim ka pushim nesër.
Shënimi:
“Nderkohe qe paska filluar fushata elektorale, ku nje ish minister ofendon kedo qe nuk eshte me PS si injorant, e nje ministre kerkon ndryshimin (ia kerkon Rames kete), nxenesit e shkollave te mesme jane detyruar te shkojne ne takim dhe kush shkon ne takim ka pushim neser. Nje denoncim qe me erdhi nga nje gjimnazist i Tiranes! Cdo gje ne funksion te pushtetit dhe shkollat, nxenesit e mesuesit! Fatkeqesi me regji qendrore!”