Së pari vallëzimi, tani një foto në formatin bardhezi me një tatuazh të ri – Zayn vetëm se nuk do të ishte Zayn nëse nuk do të tentonte që postimet e tij në rrjetin shoqëror t’i bëjë më misterioze.
Ish këngëtari i “One Direction” ka shpërndarë një foto me tatuazhin e tij më të ri, me shkronjat “SGT” dhe me tre numra “2 4 17”, derisa pos fotos nuk kishte asnjë mbishkrim tjetër.
Adhuruesit kanë shpejtuar me fjalët, duke thënë se shkronjat i dedikohen hitit të tij “Still Got Time”, në bashkëpunim me “PARTYNEXTDOOR”?