4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Zanafilla e konfliktit Erdogan-Gulen: Njeriu i pushtetit kundër ideologut

Prishja mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, dhe predikuesit Fethullah Gulen, ka shumë shkaqe – si politike ashtu edhe ideologjike. Politologu Caner Aver – studiues në Qendrën për Studime Turke – në një intervistë për DW, përpiqet të shpjegojë sfondin e armiqësisë që po ndan Turqinë.

Presidenti turk Erdogan fajëson ish-aleatin e tij, Fetullah Gulen për organizim të puçit ushtarak. Ku bazohen diferencat mes tyre?

Gulen është predikues, imam dhe ndjek linjën e predikuesit Saidi Nursi, me origjinë nga Kurdistani, që ka predikuar në vitet 1910-1920. Erdogan i përket lëvizjes Milli Görüs, që u themelua në vitet ‘70-të nga Erbakan, dhe synon një sintezë islamo-turke. Nga njëra anë kemi të bëjmë me një politikan të orientuar nga pushteti dhe pragmatik me islamin si referencë. Nga ana tjetër është një predikues e ideolog. Krahas kësaj, Erdogan e ka bazën e pushtetit të tij në territorin turk, Gulen ka në të gjithë botën përkrahës.

A ka arsye historike për këtë prishje mes tyre?
Të rëndësishme janë pozicionet e tyre në puçet e deritanishme në Turqi. Në një kohë që Gulen ka mbështetur puçistët në vitet ‘80-të, Erdogan dhe lëvizja e tij kanë qenë viktima të saj. Për shkak të orientimit të tyre politik, ata duhet të mbaheshin larg sistemit. Erdogan është politikan karizmatik, përkrahësit e tij e duan pikërisht për këtë. Nëse këta dy persona nuk do të jenë në krye të partisë apo lëvizjes, mendoj se lëvizja e Gulenit do të vazhdojë të ekzistojë për shkak të ideologjisë, ndoshta jo në këto dimensione. Tek AKP e Erdoganit gjasat janë më të pakta, partia do orientohet tek personalitete të reja.
Lidhur me këtë lëvizje flitet shumë për pretendimin madh të saj ndaj dijes. Si e vlerësoni këtë?
Gulen ka thënë njëherë: ndërtoni shkolla dhe më pak xhami. Tek Erdogani është e kundërta, ai ndërton më shumë xhami sesa shkolla. Por, Gulen ka një koncept të tij: Ai përpiqet që të fusë shkencën në kontekstin e islamit. Ai nuk do ta modernizojë fenë dhe ta përshtasë me kohën. Në vend të kësaj ai përpiqet të arsyetojë shkencën përmes koranit dhe të legjimitojë këtë. Tek Erdogani arsimimi luan rol më dytësor. Ai kërkon mobilizimin e masave për të forcuar pushtetin.
Erdogan dhe Gülen konkurrojnë për pushtet thuhet, ku qëndron problemi në detaj?
Gulen përfaqëson një drejtim më liberal, perëndimor të islamit, ndërsa Erdogani frymëzohet e demonstron një forcë osmane. Kjo u bë e qartë tek protestat për parkun Gezi, që u shtypën brutalisht, në vitin 2013. Lëvizja Gulen e kritikoi këtë. Ekspertët thonë se në këtë grindje bëhet fjalë edhe për ndarjen e burimeve brenda shtetit dhe zënien e posteve. Nëse Gulen, me lëvizjen mjaft të mirëorganizuar angazhohet kryesisht për demokraci, qeveria e Erdoganit e akuzon atë për të kundërtën: Sipas saj ai punon me shërbimet e huaja kundër Turqisë.
Si e shikoni pas puçit, zhvillimin e Turqisë në plan afatgjatë?
Zhvillimet aktuale lënë shumë pyetje të hapura lidhur me të ardhmen e vendit. Para pak ditësh pati shenja shtensionimi, me takimin e partive opozitare në zyrën presidenciale dhe u dëgjuan tone pajtimi. Marshimi i partisë kemaliste, CHP për herë të parë pas shtatë vjetësh në sheshin Taksim dhe prezantimi i planit dhjetëpikësh tregon se pajtimi është i mundur. Si Erdogani edhe CHP kanë një armik -puçistët.
Por, koha e pajtimit ishte e kaq e shkurtër…
Vërtet. Duhet të shihnim se si gazetarët pushohen nga puna apo mbyllen shtëpi botuese apo media, megjithëse shumë nuk kanë të bëjnë me lëvizjen Gulen. Duket më shumë se Erdogani po përdor momentin për të luftuar opozitarët që e bezdisin dhe për të forcuar pushtetin. Ky rrezik është prezent.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img