0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zake Prelvukaj shfaq krijimtarinë e saj në Londër

Piktorja kosovare, Zake Prelvukaj, do të prezantojë krijimtarinë e saj në Londër në kuadër të ekspozitës ndërkombëtare mbi feminizmin në art, të titulluar “Seeds+Suol” (Farë dhe Shpirt) ku marrin pjesë gjithsej nëntë artistë botëror.
Ajo do të prezantohet para një audience të madhe ndërkombëtare në kuadër të ekspozitës mbi feminizmin në art të titulluar “Seeds+Suol” (Farë dhe Shpirt) ku marrin pjesë gjithsej nëntë artistë ndërkombëtarë nga Lindja e Mesme, Ballkani, Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar përfshirë edhe piktoren Lala-Meredith Vula që aktivitetin e saj e zhvillon mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës.
Kuratorja Nora Weller ka bërë të ditur se punimet e artistes nga Kosova tregojnë figurën e gruas gjatë luftës në Kosovë 1998.
NWGallery që organizon këtë aktivitet të artit pamor, e kishte vlerësuar lartë piktoren Zake Prelvukaj, duke e quajtur një artiste shumë të kompletuar nga Kosova, të përshkruar shpesh si një “veterane” dhe pioniere në artin feminist në Ballkan. Në prezantim thuhet se qëndrimi i saj ndaj krijimeve artistike, teknika që ajo përdor, dhe subjektet e saj janë gjithmonë unike dhe të papërpunuara në substancë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë Manier të Londrës deri më 24 shtator 2016.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img