Sot pas 24 vitesh në Jeshkovë të Vërrinit, për të nderuar Betejën e 11.03.1999, ku luftua për liri a vdekje. Ish-deputeti, Zafir Berisha ka deklaruar se marsi jo rastësisht është quajtur muaji i ngjarjeve të rëndësishme historike.

“… 11 Mars 1981 studentët ishin ata që zgjuan ndërgjegjen e përgjumur kombëtare shqipëtare nga klasa komuniste e asaj kohe, dhe bënë hapin e rëndësishëm dhe vendimtar në përpjekjet për çlirim.

Përpjekjet për çlirim nuk u ndalën asnjëher, po në këtë datë me 11.03.1999 koinçidon beteja e lavdishme e UCK-së për liri a vdekje në Jeshkovë, ku ranë për të mos vdekur kurrë komandant Hysen Rexhepi dhe 17 luftëtar të Njësit Special të Brigadës 125 të ZO.Pashtrikut, (edhe sot për fatin e trupave të 9 luftëtarve dhe 3 qytetarve nuk dihet)!


Betejës së 11 Marsit 1999 i paraprin shumë beteja kundër okupatorit serb në Jeshkovë, Vërri e në gjithë Kosovën, në të cilat ishin pjesë disa nga luftëtarët që ranë në këtë betej, që u pasuan edhe nga shumë beteja të tjera, deri më 12 Qershor 1999 kur Kosova përfundimishtë u çlirua nga prangat e okupatorit serb dhe argatëve të tyre!
Lavdia u takon atyre që flijuan jetën për lirin dhe të mirën e atdheut.
Zafa