0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Zafir Berisha do të përballet me aktakuzën për kanosje ndaj Shaqir Totajt

Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, së shpejti pritet të dalë para gjykatës, lidhur me akuzën se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Berisha po akuzohet se përmes telefonit më 23 qershor 2022 për shkaqe politike, i ka dërguar sms me tekst, kryetarit Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”, duke vazhduar me të njëjtën mënyrë edhe ditën pasuese, ashtu që tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 18 korrik 2022.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosjes”.

Sipas aktakuzës, më 23 qershor 2022, në ora 18:27, në Prizren i akuzuari Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i dërgon sms të dëmtuarit Shaqir Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish sms përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Me këto veprime, sipas aktakuzës tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij, me çka akuzohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes” nga neni 181, par.3 lidhur me par.2 të KPRK-së, vepër kjo e sanksionuar me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img