0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zafa ironizon pak: Të mos i jepen Danimarkës burgjet me qira, po rritet numri i hajnave në Kosovë

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me zhvillimet e fundit në vend sa i përket disa aferave, ku si rezultat i dyshimeve për keqpërdorime janë arretuar disa zyrtarë të shtetit e persona të tjerë.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet marrëveshja me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim për disa vite të burgut të Gjilanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri i hajnave në Kosovë po rritet me shpejtësinë e dritës.

Sipas tij, kjo i bën të nevojshme hapësirat e reja të burgjeve në vend.

“Marrëveshja me Danimarkën për me i shfrytëzuar me qira burgjet e Kosovës (Gjilanit) duhet të ndërpritet urgjentisht. Rritja e numrit të hajnave, narkodilerëve dhe sekserëve në Kosovë me shpejtësin e dritës, e bën gjendjen alarmante për hapësira nëpër burgje. Paralel me 12 katëshin në Dubravë duhet të planifikohet edhe një 12 katësh në Shtime për trushpërlar”, ka shkruar Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img