Site icon PrishtinaPress

Zaev: Pas vendimit të BE-së, Marrëveshja e Prespës në rrezik

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev tha se vonimi i fillimit të bisedimeve të pranimit në BE rrezikon Marrëveshjen e Prespës.

“Më saktësisht, kjo do të thotë që pjesë të përdorimit të brendshëm të emrit të ri të Maqedonisë Veriore do të bllokohen dhe nuk do të zbatohen”, tha Zaev në një intervistë me Euronews në gjuhën greke.

Zaev shpjegon se disa nene të marrëveshjes, të nënshkruara nga Maqedonia dhe Greqia më 17 qershor 2018, janë të lidhura ngushtë me përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE.

“Disa nene do të jenë të ngrirë, pasi nuk mund të zbatohen. Ne do të përpiqemi t’i zbatojmë, por që të dyja janë të lidhura “, tha Zaev, duke shtuar se bëhet fjalë për nenet që ndërlidhen me përdorimin e brendshëm të emrit të ri.

Sidoqoftë, në intervistë, ai thekson se nuk ka asnjë alternative për vendin e tij.

“Nëse radikalizmit dhe kthimit në nacionalizëm i përgatitet terren, do të bëjë dëme të mëdha për të gjithë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka një problem, atëherë edhe Evropa ka problem, “përfundoi Zaev.

Exit mobile version