Shikimi i YouTube në televizorin tuaj do të bëhet më zhgënjyes nëse nuk paguani për të shmangur reklamat. Siç u njoftua në eventin ngjarjen e YouTube Brandcast të mërkurën, YouTube së shpejti do të shtojë reklama me kohëzgjatje prej 30 sekondash – të cilat nuk mund të hiqen – në përmbajtjen me performancë të lartë të shikuar në televizorët e lidhur me aplikacion.
YouTube thotë se shikuesit do të shohin një reklamë të vetme prej 30 sekondash në vend të dy reklamave të njëpasnjëshme prej 15 sekondash, megjithëse kjo nuk do të thotë që ato reklama më të shkurtra do të zhduken plotësisht.
Reklamat 30 sekondash do të jenë në dispozicion për reklamuesit përmes YouTube Select, një platformë reklamimi e kuruar që synon pesë përqindëshin më të lartë të përmbajtjes në YouTube, shkruan The Verge.
YouTube pretendon se 70 për qind e përshtypjeve YouTube Select vijnë nga televizorët, duke e bërë atë platformën ideale për reklama më të gjata.
“Shikuesit gjithnjë e më shumë, YouTube po e shikojnë në ekranin më të madh në shtëpinë e tyre”, tha drejtori ekzekutiv i YouTube, Neal Mohan gjatë eventit Brandcast.
“Shikuesit – veçanërisht shikuesit më të rinj – nuk bëjnë më një dallim midis llojit të përmbajtjes që po shikojnë”, shtoi tutje ai.
YouTube njoftoi gjithashtu se do të fillojë testimin e reklamave që shfaqen kur shikuesi ndalon një video në një televizor të lidhur.