-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Thaçi ka interes personal që të ratifikohet demarkacioni

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se është dëshmuar tashmë nga debatet që kemi pasur edhe në publik edhe nga ekspert se marrëveshja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi e dëmton vendin për afro 8000 hektarë.
Sipas tij kjo marrëveshje është një tradhti. Ata që janë të thirrur për ta mbrojt territorin po e dëmtojnë atë.
Ymeri thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka interes personal që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
“Të gjithë ekspertët që kanë trajtuar këtë problem kanë gjetur lëshime të mëdha.”
“Kurse termi tradhtar iu dedikohet atyre që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ku tash po provohet të kontrabandohet.”
“Thaçi ka interes personal që kjo çështje të kalojë. “Këtu ka një insistim nga Hashim Thaçi që ta mbrojë personin e tij, përfshirë edhe Isa Mustafën dhe pas tyre Kadri Veseli, i cili po e luan lojën, shpesh herë duke qëndruar edhe neutral.”
Duke folur për kauzën e demarkacionit, Ymeri ka mohuar se Vetëvendosje e ka marr këtë kauzë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas tij, Vetëvendosje e ka ngritur çështjen e demarkacionit që prej vitit 2009.
“VV është subjekti i parë që ka ngritur cështjen e demarkacionit që në vitin 2009”, tha ai./GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img