-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Sulmin e kreu Thaçi, Mustafa e Veseli

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se sulmin e mbrëmshëm ndaj aktivistit Agron Kabashi e ka bërë Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli.

Ai gjatë një konferencë për shtyp thotë se për këtë nuk ka fakte, mirëpo  logjikisht, për shkak të dëshirës së madhe të tyre për të qëndruar në këtë pushtet i bëjnë këto sulme ndaj Vetëvendosjes.

“Sulmi i mbrëmshëm dhe gjithë këto sulme që ndodhin ndaj VV-së janë edhe shënjues i qartë edhe i domosdosë edhe i urgjencës për largimin e këtij pushteti kriminal. Ky sulm pra ka ardhur nga ata që janë në pushtet dhe me një të kaluar kriminale dhe me aktualitet të shtuar kriminal. Pra janë krerët e këtij pushteti, ata që kanë kapur shtetin. Në emra të përveçëm natyrisht,  kryesor këtu janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Sipas tij kjo është një konfirmim i dobësisë së këtij pushteti.

“Sulmi i mbrëmshëm është konfirmim i dobësisë së këtij pushteti. Me këtë ata edhe po e konfirmojnë paqëndrueshmërinë e tyre politike edhe po e konfirmojnë mungesë e tyre organizative dhe strategjike. Rrjedhimisht meqenëse e kanë humbur betejën po mundohen ta kthejnë betejën në rrafshin kriminal. Në rrafshin ku ata ndihen se kanë monopol dhe në rrafshin e vetëm ku ata ndihen se janë superior edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosjes edhe karshi popullit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img