Site icon PrishtinaPress

Ymeri: Serbia dëshiron dialog pa marrëveshje, nuk është gati për Asociacion

“Serbia nuk është gati për të krijuar Asociacionin në veri të Kosovës… Qetash, edhe presidenti Vuçiq dëshiron një dialog në të cilin nuk ka marrëveshje konkrete. Pra, dialogojnë, kështu kishe po merremi vesh por ai dëshiron me mbajt kështu pa një marrëveshje me Kosovën”.

Kështu ka deklaruar analisti politik, Visar Ymeri, në Debat Plus, në lidhje me përparimin e mundshëm të Kosovës në aspektin e dialogut me Serbinë.

Ai ka vlerësuar se ditët më të mira mund të jenë ende larg për Kosovën në këtë drejtim.

Megjithatë, ai ka theksuar Kosova duhet të fokusohet në gjetjen e një modaliteti të ri për integrimin social brenda veriut të vendit.

“Ne nuk e kemi problem vetëm avancimin ndërkombëtar, përmes dialogut më së shumti që është shpenzu kohë, është shpenzu me gjet një modalitet të ri të integrimit social brenda Kosovës, më saktë të veriut. Kjo është munduar me u gjet, dhe qitu na është dashur ndihma e ndërkombëtarëve”, është shprehur ai.

“Kjo është diçka që kemi nevojë të adresojmë si shtet, por mënyra se si kemi tentuar ta adresojmë më herët nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. Duhet të gjejmë një modalitet të ri për ta bërë këtë proces të funksionojë”, ka deklaruar tutje ai.

Exit mobile version