Site icon PrishtinaPress

Ymeri: Po të isha si kryeministri Kurti nuk do ta kisha takuar senatorin Ted Cruz në SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka përmbyllur vizitën 18-ditore në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA Kurti ka takuar edhe senatorë e kongresistë.

Por, për njërin prej këtyre takimeve ka dyshime, ish-deputeti Visar Ymeri.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se shumë i çuditshëm ka qenë takimi i Kurtit me senatorin Ted Cruz.

“Më ka bërë shumë përshtypje takimi i Kurtit me senatorin Ted Cruz. Po të isha si kryeministri Kurti nuk do ta kisha takuar atë. Ai sot është një prej senatorëve më kontraverz ideologjikisht në SHBA. Ai është një prej senatorëve që çdo herë e më pak po merret seriozisht edhe nga vet përfaqësuesit dhe populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të qëndrimeve të tij politike”.

“Ted Cruzi ka qenë një prej senatorëve që ka mbështetur më së shumti Donald Trumpin si president. Ai ka votuar kundër certifikimit të zgjedhjeve në SHBA pasi dyshon se procesi ishte manipuluar”.

Ymeri thotë se Kurti në SHBA ka pasur një nxitje që të ketë sa më shumë takime në mënyrë që sipas tij të ketë çfarë të flet në Kosovë.

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit thotë se kryeministri aktual nuk është anti-amerikan, por sipas tij ai është dhe ka qenë kundër projekteve që Amerika i ka shtyrë.

Exit mobile version