1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Ndalja e Zajednicës ndali dialogun me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë bashkëpunimi qytetar ka treguar  se mund të ndalin gjërat e këqija që koalicionin qeverisës synonte t’ia bënte vendit.

Ai gjatë fjalimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm  të Vetëvendosjes, të shtunën ka thënë se dialogu me Serbinë praktikisht është ndalur.
Ymeri është shprehur se ndalja e Zajednices, siç e quan ai Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka ndalë dialogun, pas sipas tij bisedimet janë zhvilluar për këtë bashkësi.

“Sot nuk ka vazhdim të dialogut me Serbinë, ndalja e Zajednicës ndali dialogun, sepse ky dialog zhvillohej për të”, ka thënë Ymeri, shkruan lajmi.net
Ai po ashtu ka thënë se këtij koalicioni po I vjen fundi dhe se Vetëvendosje po rritet.
Ymeri ka thënë se qeveritarët po keqpërdorin luftën e UÇK-së dhe për këtë arsye kanë kërkuar që lufta e UÇK-së, të hyjë në Kushtetutë.
Ndërsa duke folur për situatën e Trepçës, ai ka thënë se ky koalicion me ligjin e ri ka bërë hapin parë për privatizimin e saj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img