-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Kryeprokurori nuk zgjidhet nëse pëlqehet nga Kurti, Osmani e Konjufca

Analisti politik, Visar Ymeri, teksa ka folur në lidhje me ngjarjet e vitit që po e lëmë pas në Kosovë, ka theksuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend dhe sfidat në emërimin e kryeprokurorit të shtetit.

Ymeri ka theksuar se për ish-kryeshefin ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është diskutuar shumë për të dhe arrestimin e tij, por ka kujtuar se nuk është bërë një gjykim politik ndaj kryeministrit për fjalimin e tij në Kuvend kundër prokurorëve me emra të përveçëm.

“Për [kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi] kemi folur shumë, për të dhe arrestimin e tij. Por, kush e bën gjykimin politik të kryeministrit për fjalimin e tij në Kuvend kundër prokurorëve me emra të përveçëm, sepse për këtë gjykatë nuk ka. Zoti Kurti nuk është në gjyq sot për çfarë ka folur për shembull në mbrojtje të zotit Krasniqi në Kuvend dhe kundër Prokurorisë dhe më së shumti është marrë me zotin Isufaj”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur dyshime lidhur me procedurat dhe vendimet e presidentes në mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror, duke e bërë më të dyshimtë fjalimin e kryeministrit Kurtit.

“A ju kujtohet se çfarë ka thënë ‘S’më pëlqen mua, s’i pëlqen presidentes e as kryeparlamentarit’, qysh të bëhet ai kryeprokuror, ngadalë se kryeprokuror nuk bëhet pse ju pëlqen juve treve, kryeprokurori ka një procedurë tejet formale të caktuar me ligj se si zgjidhet, e kjo e bën më të dyshimtë akuzimin dhe vendimin e presidentes për mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror te shtetit. Kryeministri e kishte marrë përsipër me fol për presidenten dhe kryetarin e Kuvendit”, ka deklaruar tutje Ymeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img