Site icon PrishtinaPress

Ymeri: Këtu ka një mori shkeljesh, është i përfshirë edhe Kurti

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se në Qeverinë aktuale ka një mori shkeljesh.

“Këtu ka një mori shkeljesh dhe aktakuza nuk bëhet vetëm për dyshime për korrupsion por bëhet për të gjitha shkeljet që janë bërë në kundërshtim me ligjin, në të cilat është i përfshirë edhe kryeministri Kurti”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.

Ymeri ka thënë se nuk mund të bëhen pagesat në avanc për asgjë, e as për rezervat shtetërore.

“Nuk mundet në asnjë mënyrë të bëhen pagesat në avanc për kurgjo hiq, e as për rezervat shtetërore. Këtu nuk është një njeri që mund t’i bëj këto shkelje, këtu është një mori njerëzish që duhet sepse janë sektorë të ndryshëm”, ka thënë tutje ai.

Exit mobile version