3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Kam kërkuar mbështetje nga Haradinaj e Limaj, por nuk kishin vullnet për bashkim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë sot gjatë një konference për media se të gjitha argumentet e ofruara nga opozita dëshmojnë rrugën e territorit të Kosovës.
Ai ka theksuar se Mustafa kishte vendosur ta procedojë marrëveshjen në mbrëmje, duke treguar se nuk ka pse e çan kokën se çka do të flitet në debatin për demarkacion, transmeton Indeksonline.
“Thaçi, Mustafa e Veseli treguan se nuk e çajnë kokën për tjetër gjë pos interesave të tyre. Një qeveri do duhej të kundërshtonte këtë marrëveshje, por këta të tre kanë vendosur ta futin vendin në një krizë të thellë. Këta janë derrat më skenën tonë politike, e Thaçi është në krye të këtyre derrave. Kjo marrëveshje është sundim i dhunshëm në territorin e Kosovës dhe ne këtë do ta luftojmë. Te libri ‘Ferma e Kafshëve’ janë derrat ata që e marrin pushtetin e prandaj ata janë derra”, ka thënë Ymeri.
Ai ka paralajmëruar se do të përdorin metoda kreative për të ndaluar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion, që sipas tij, nënkupton cungim të territorit të Kosovës.
“Kam bë tentime duke i thirr Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn për ta kundërshtuar marrëveshjen por nuk ka pasur vullnet nga ana e tyre por ne jemi të interesuar të jemi bashkë sepse çfarëdo heqje dorë e kundërshtimit të këtyre marrëveshjeve dmth është pranim i marrëveshjes”, ka përfunduar Ymeri, duke shtuar se do të marrin pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit që do të mbahet nga ora 12.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img