-2.3 C
Pristina
Thursday, February 20, 2025

Buy now

spot_img

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputetë pa u ekspozuar shumë në publik

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar ecurinë e deritanishme të kandidatëve për deputetë, duke vënë në pah elementët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjen e tyre nga votuesit.

Sipas Ymerit, suksesi në garën zgjedhore varet nga disa faktorë, përfshirë angazhimin në debate televizive, prezantimin publik dhe fuqinë e rrjetit të tyre në terren.

Sipas tij, disa kandidatë arrijnë të sigurojnë një numër të konsiderueshëm votash falë mbështetjes së fortë nga komuniteti i tyre, edhe nëse nuk janë shumë të pranishëm në media.

“Ka njerëz që bëhen deputetë pa u ekspozuar shumë në publik, sepse kanë një bazë të fortë elektorale në komunitetin e tyre. Nëse një kandidat siguron 5-6 mijë vota nga vendbanimi apo komuna e tij, i nevojiten edhe pak vota për të kaluar pragun,” shpjegoi Ymeri.

“Mund të kesh përkrahjen e kryetarit apo liderit të partisë, por kjo nuk të siguron as renditjen në listë, e aq më pak fitoren,” tha ai në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img