4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ymeri: Gjithçka mund të ndodh në Kosovë, e askush të mos e thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka akuzuar udhëheqjen e Shtetit se s’po e çajnë kokën për sigurinë e Kosovës dhe as s’po e mbledhin organin më të lartë të sigurisë – Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
“Se krerët e institucioneve të Kosovës nuk e çajnë kokën për sigurinë në vend na e pat përkujtuar edhe Raporti i Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar. Aty thuhej: ‘Këshilli i Sigurimit i Kosovës, i cili duhet të ketë rol këshillues në të gjitha çështjet e sigurisë, nuk mban mbledhje të rregullta sipas mandatit të tij’. Kështu, pavarësisht se a bëhet fjalë për (pa)sigurinë në veri të Ibrit, te kufijtë e Kosovës, apo edhe në ndërtesën e Kuvendit, këtë Këshill të Sigurisë nuk ka se kush ta mbledhë. Mbase, pikërisht ata që duhet dhe munden nuk duan! Afera Pronto 2 me episodet e saj po na e dëshmon se me çfarë lloji të sigurisë është i preokupuar ky regjim: duan siguri për kapjen e shtetit, jo siguri për popullin dhe territorin e shtetit”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook./PrishtinaPress.eu
 
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img