• Click here - to use the wp menu builder

Loading…

Newspaper DISCOVER THE ART OF PUBLISHING
Home Ekonomi Yllka Metaj: Kush dëshiron të punojë, ka vende të punës

Yllka Metaj: Kush dëshiron të punojë, ka vende të punës

20/08/2021
Facebook
X
Pinterest
WhatsApp

    E ftuar në studion e emisionit “7 Ditë me Panxhën”, Yllka Metaj, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, foli për sektorin e shitjes më pakicë në Kosovë, sektor në të cilin fuqia punëtore është njëra nga sfidat kryesore.

    “Befasohem kur njerëzit thonë s’ka punë. Realisht kush dëshiron të punojë, ka vende të punës. Në Kosovë mungon vullneti, dëshira për punë edhe respekti për punë.” – tha ajo.

    Së fundmi, Rrjeti i Shitësve me Pakicë ka nisur bashkëpunimin me National Retail Federation, Federatën Kombëtare të Shitjeve me Pakicë në Amerikë, anëtarë të së cilës janë kompanitë e mirënjohura si Disney, H&M, Target.

    “Ne kemi arritë të bëjmë marrëveshjen që të marrim komplet kurrikulën e moduleve të cilat ne po e shohim që ka mangësi në këto shkathtësi. Kandidatët që do ta marrin këtë trajnim do të certifikohen me certifikata ndërkombëtare”- u shpreh ajo.

    Tutje, Metaj tregoi për mangësitë brenda tregtisë me pakicë në Kosovë, duke iu referuar hulumtimit që organizata që ajo udhëheqë dhe EYE e kanë realizuar.

    “Ne kemi mangësi në shkathtësi të caktuara përbrenda tregtisë me pakicë. Mangësitë kryesore kanë dalë në shitje, në punën ekipore dhe operacionet e biznesit.”

    Ndërsa, Yllka Metaj për emisionin “7 Ditë me Panxhën” shtoi se sektori i shitësve me pakicë është sektor që ka potencial për avancimin tutje të të rinjve në karrierë.

     

     

    Facebook
    X
    Pinterest
    WhatsApp
      Previous article4 të vdekur nga coronavirusi dhe 2,250 raste të reja në 24 orët e fundit
      Next articleQKMK fshin postimin, nuk ka masa për Kosovën, mund të shkoni lirshëm në Mal të Zi
      PrishtinaPress

      RELATED ARTICLES

      Black Friday në Prishtina Mall – destinacioni juaj për zbritje!

      PrishtinaPress - 24/11/2026

      ASK: Çmimet e prodhimit në Kosovë u rritën për 1,2 për...

      Perparim Beqiri - 24/11/2026

      Magjia e festave të fundvitit ka nisur në Albi Mall

      PrishtinaPress - 24/11/2026
      ABOUT US
      FOLLOW US
      ©
      Exit mobile version
      To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.