Sot është një ditë e veçantë për kreatorin e njohur, Valdrin Sahiti.
Ai sot feston ditëlindjen e 32-të me ç’rast ka pranuar urime të shumta nga miqtë e tij në rrjete sociale, shkruan lajmi.net
Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi është një nga miket më të afërta të Valdrinit e cila e uron atë për ditëlindje.
“Shume urime per ty ????@valdrinsahitiii ❤ ji gjithmonë i lumtur dhe pozitiv si tani ❤Kreativiteti dhe zemergjeresia jane pjese te personalitetit tend, keshtu qe gjithmone ki me qene i rrethum me njerez t’dashtun, si reflektim i cdo vepre t’mire qe e ben ti me zemer ❤ Të dua shoku im❤”, shkruan ajo në postimin e hedhur në Instagram.