Këngëtarja Yllka Kuqi ka tash e disa javë që është mjaft e angazhuar në realizimin e projektit të ri.
Yllka mes Prishtinës e Tiranës ka realizuar edhe videoklipin e këngës së re e cila duket se do ta sjellë atë më ndryshe se zakonisht.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur edhe datën zyrtare të publikimit.
Kënga e punuar nga RedBox Entertainment, mban titullin ‘I kena fol’ dhe gati do jetë nesër me fillim nga ora 19:00.
Mbetet të shihet se si ka eksperimentuar në zhanër këngëtarja e njohur.