Site icon PrishtinaPress

Yllka Kuqi dhe Durim Malaj publikojnë këngën e re “Nona”

Këngëtarët Durim Malaj dhe Yllka Kuqi kanë mbledhur forcat për një bashkëpunim.

Mbrëmjes e së shtunës, ata publikuan këngën e tyre më të re me titull “Nona”.

Kënga është e zhanrit pop folk, gjersa për muzikën dhe vargjet e tekstit është kujdesur producenti Nurteel.

Foto: ArkivaShqip/YouTube

“Nona” vjen e realizuar edhe me një klip, në të cilin dyshja shfaqen mjaft të veçantë dhe me stil.

Ana vizuale i është besuar produksionit MAX Production në Tiranë.

Exit mobile version