Aktorja kosovare e ka quajtur Fahrijen si grua të çeliktë, ndërsa e quan nder e fat që ajo e portretizon atë në film.
“Fahrije Hoti – kjo grua e çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë! Ndërmarrëse e suksesshme, nënë, gjyshe e shoqe e dashur. Inspirim për çdo gjeneratë!

Sa nder e privilegj që të njoh e sa fat e kënaqësi që t’kam portretizu në film!
Foto e parë: Premiera e filmit “Zgjoi” në Prishtinë,
22 Tetor 2021
Foto e dytë: Vizitë në fabrikën KB “Krusha”
24 Tetor 2021″ shkruan Yllka në postim.
