Filmi vendor “Zgjoi” ka arritur suksesshëm të depërtojë në arenën ndërkombëtare duke tërhequr vëmendjen për historinë prekëse të Fahrije Hotit.
Protagonistja e këtij filmi, Yllka Gashi e realizoi dhe sjelli për audiencën këtë histori në mënyrën më të mirë e të kompletuar të mundshme, dhe mundi i saj po shpërblehet.
Aktorja e njohur edhe së fundmi ka fituar një çmim ndërkombëtar, këtë herë në Spanjë.
Yllka fitoi çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Zgjoi”, në “Seminci International Film Festival”.
Kështu ka bërë të ditur aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, përmes një postimi në Facebook.
“Një çmim i meritum për Yllka Gashi në një festival të madh. Aktorja më e mirë e Festivalit International Seminci Yllka me rolin e saj i tregoj botës historinë e trishtë të zonjës Fahrije Hoti. Urime Yllka e ky është vetëm një fillim për sukseset e tua në vazhdim”, ka shkruar Matoshi në postimin e saj bashkangjitur me një fotografi të Yllkës.
Ndërkohë, kujtojmë që “Zgjoi” më 28 tetor pati premierën në Kosovë, ndërsa nga 5 nëntori do të fillojë të shfaqet edhe në kinematë në Amerikë.