Site icon PrishtinaPress

Yllin që e duan Chelsea dhe Man City, po e transferon Real Madrid

Chelsea dhe Manchester City janë duke tentuar të bëjnë një transferim të madh.

Gjigantët e Premier Ligës Manchester City dhe Chelsea kanë sinjalizuar interesimin e tyre për të nënshkruar lojtarin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Ndërsa, Real Madrid mbetet favoritë për të marrë 26-vjeçarin, dy skuadrat nga Anglia janë të etura të mbajnë mesfushorin danez në Premier Ligë, sipas AS, përcjell prishtinapress.eu

Një burim i tha AS: “Është e vështirë të përmendim vetëm një klub të veçantë të nivelit të lartë, të cilët e mbajnë një sy të ngushtë tek ai … sepse ka skuadra nga Anglia, Spanja, Italia dhe Gjermania”.

Real Madrid i prinë garës për danezin, mirëpo duhet paguajnë 150 milionë euro për shërbimet e tij.

Exit mobile version