Arkitekti nga Kosova, Ylli Shaqiri dhe kompania e tij ‘Centrimetri Urban Studio’ tanimë i njohur për veprimtarinë e tij profesionale në arkitekturë dhe enterier, dita ditës po e shtrinë aktivitetin e tij në gjithë botën.
Referencat e shumta të projekteve gjithandej dhe përgatitja profesionale kanë bërë që arkitektit nga Kosova t’i besohen shumë projekte nga më të ndryshmet në botë.
Ylli Shaqiri me punë ka krijuar lidhje të mëdha si arkitekt dhe ka bërë që atij t’i besohen disa projekte gjigante jashtë Kosovës, sikur rasti kur fitoi mandatin për hartimin e zyrave të kompanisë së njohur amerikane ‘FedEx’. Po ashtu edhe në Dubai, është duke projektuar qendra tregtare si dhe në New York është duke projektuar planin e viles private të një familje të rëndësishme atje.
Ylli thotë se sfidë për arkitektin është ballafaqimi i parë me parcelën dhe zonën ku do të ndërtohet objekti ndërsa detyrë e arkitektit është për të nxjerrë më të mirën e mundshme nga kjo parcelë.
“Kjo fillon me kërkimin e një funksionaliteti maksimal të parcelës, pason me zgjidhjen arkitekturore, duke hulumtuar edhe karakterin që do të fitojë objekti dhe përfundon me leverdinë financiare për investitorin, që duhet të sjellë një investim i tillë” shprehet Ylli për PrishtinaPress.
Arkitekti Ylli Shaqiri edhe pse i ri në moshë, idetë e tij, entuziazmi, kreativiteti dhe ambicia për puna, ka bërë që njerëzit nga bota arkitektonike ta kenë pikë reference./PrishtinaPress.eu