-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ylli ndërkombëtar vdes në moshën 76-vjeçare

Ylli ndërkombëtar, Jane Birkin, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Paris, raportojnë mediat franceze.

Jane njihet për karrierën e saj dhe lidhjen romantike dhe sentimentale me Serge Gaisnbourg. Në vitet ’60 dhe ’70, Jane ka qenë ikonë shumë e famshme mode.

Birkin ka lindur në Londër, por u bë e famshme për këngët e saj në frengjisht, pasi shkoi në Francë në vitet ’70. Ajo u njoh masivisht falë bashkëpunimit të saj me Serge, në këngën “Je t’aime…moi non plus”. Kënga u regjistrua në vitin 1968, pasi ata u njohën në filmin “Slogan”. Për shkak të përmbajtjes seksuale, kënga u ndalua në radiot e shumë vendeve, sidomos nga Vatikani, por mbërriti në publikun e huaj.Jane Birkin ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

Birkin dhe Gaisbourg patën një marrëdhënie 12-vjeçare dhe pas ndarjes, ata mbetën miq. Serge, i cili ishte 18 vjet më i madhe se Jane, sërish shkroi shumë këngë për të gjatë viteve. Lidhja e tyre shpesh është konsideruar si toksike dhe në disa fragmente, edhe e dhunshme. Për këtë, Jane shkroi edhe në ditarin e saj, ku tregoi edhe sfidat me varësinë e Serge ndaj alkoolit.

Ata kanë dhe një vajzë, Charlotte, e cila është aktore dhe këngëtare e njohur.

Para se të zhvendosej në France, Birkin ishte e martuar me kompozitorin britanik, John Barry. Së bashku, kishin një vajzë, Kate Berry, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare.

Birkin ka edhe një vajzë të tretë, modelen dhe muzikanten Lou Doillon, nga marrëdhënia me Jacques Doillon.

Jane njihet edhe për rolin e saj në filmin “Evil Under the Sun”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img