Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, ka refuzuar një ofertë marramendëse nga një klub kinez.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është pothuajse në përfundim të karrierës së tij me ‘qytetarët’, ai tashmë nuk është një startues i paprekshëm tek trajneri katalunas Guardiola.
Sipas Manchester Evening News, 33-vjeçari ka refuzuar një pagë prej 500,000 eurosh në javë nga një klub i pa njohur kinez.
Futbolli europian është duke u goditur nga ai kinez, pasi skuadrat kineze janë duke transferuar superyjet botrëore me shifra tejet të majme.