1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ylli i Newcastle e thyen këmbën tamam në kohën kur po e shpëtonte klubin e sheikëve nga rënia prej Premierligës

Mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Kieran Trippier, e ka thyer këmbën në fitoren e skuadrës së tij kundër Aston Villës në Premierligë të dielën.

Përfaqësuesi i Anglisë, i cili iu bashkua klubit në janar për 15 milionë euro, shënoi gol nga gjuajtja e lirë në fitoren 1:0 në St James’ Park, para se të zëvendësohej në minutën e 48-të.

Pas ndeshjes, trajneri Eddie Howe tha se Trippierin e kishin shkelur në këmbë.

Në një njoftim për media të hënën, Newcastle tha se fotografimet mjekësore treguan se Trippieri e ka thyer ashtin e pestë në shputën e këmbës së majtë.

Si pasojë, ai do të mungojë në disa ndeshje për Newcastle.

31-vjeçari ka bërë ndikim të jashtëzakonshëm në United që prej se iu bashkua klubit nga Atletico Madridi muajin e kaluar, duke i fituar gjashtë pikë ekipit m golat e tij nga gjuajtjet e lira kundër Evertonit dhe Villës.

Newcastle i ka fituar 10 pikë nga katër ndeshje në ligë në të cilat ka luajtur Trippier, duke i ikur për katër pikë zonës së rënies nga liga.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img