9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ylli i Milanit: Për mua Messi është si personazh i PlayStation, e shoh në TV por s’e kam takuar kurrë

Sulmuesi i talentuar i Italisë, Patrick Cutrone, mezi e pret ndeshjen e ekipit të tij kombëtar kundër Argjentinës më 23 mars.

Ai thotë të jetë shumë i lumtur që do të përballet me Lionel Messin, dike që deri tani ka qenë në gjendje ta shohë vetëm në TV apo lojën e PlayStation.

“Për mua Messi është personazh i PlayStation, gjithmonë e shoh në TV por kurrë nuk e kam pasur rastin ta shoh në jetë reale. Ta takoj atë do të jetë nder për mua”, ka thënë Cutrone.

Sulmuesi i ri i Milani është duke gëzuar një sezon fantastik deri tani.

Ai i ka shënuar 15 gola për Milanin në të gjitha garat këtë sezon dhe shpreson se do të debutojë për Italinë kundër Argjentinës të premten, pas ftesës befasuese që mori.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img