1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ylli i Kroacisë lavdëron tifozët shqiptarë për atmosferën e krijuar në ‘Loro Boriçi’

Andrej Kramaric tha se goli i hershëm kundër Kosovës ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.

Kroacia deklasoi Kosovën në ‘Loro Boriçi’, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:0.
Sulmuesi, Andrej Kramaric, u shpreh tejet i lumtur me tri pikët, sipas të cilit ndeshja mori kahje tjetër, për shkak të golit që shënuan në minutat e para të takimit. Ai më tej lavdëroi tifozët për atmosferën e krijuar në stadium.
“Ne e arritëm atë, se për çfarë erdhëm. Shënuam herët dhe më pas gjithçka e kishim më të lehtë. Ishte fantastike që të luajmë në një stadium të mbushur me tifozë”, tha fillimisht Kramaric, i cili asistoi për mrekulli në golin e parë të Kroacisë.
“Tani duhet të fokusohemi të ndeshja tjetër. Besoj se do të jetë shumë më vështirë kundër Finlandës”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img