Daniel Radcliffe ka ndarë publikisht vështirësitë me të cilat është përballur në jetën e tij për shkak të famës dhe nuk do të donte që fëmijët e tij të kalonin të njëjtën gjë. Aktori që mori famë nga “Harry Potter” tha se për një kohë të gjatë luftonte me varësinë ndaj alkoolit për të arritur të menaxhonte famën e tij.
Ai nuk donte që bota të merrej me të. Në një intervistë për GQ, ai tha se kur të ketë fëmijë do të bëjë gjithçka që të mos bëhen të famshëm. “Setet e filmave janë të mrekullueshëm. Do të doja që fëmijët e mi të ishin në një film apo të merren me art në një moment, por kurrë nuk do të doja që ata të ishin të famshëm”, tha ai./Prishtinapress/