Site icon PrishtinaPress

Yll Zekaj vazhdon angazhimin si konsulent juridik i AGK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se ka angazhuar, Yll Zekajn, si konsulent juridik për të ofruar ndihmë juridike organizatës dhe anëtarëve të saj.

AGK-ja thotë se kjo u bë me mbështetjen e dhënë nga Misioni OSBE-së në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

“Për AGK-në, mbrojtja ligjore e komunitetit që përfaqësojmë është një nga komponentët më të rëndësishme, andaj, jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë nga OSBE-ja, për të angazhuar Zekajn si konsulent juridik”, shkruan në kumtesë.

“AGK-ja, inkurajon të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet e shkeljeve të drejtave në vendin e punës, gjithashtu dhe rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës apo janë cak i sulmeve e kërcënimeve online, dhe atyre fizike”, thuhet tutje në postimin e publikuar në Facebook.

Exit mobile version