Home Fashion Yll Limani lanson projektin “Lshoja Zanin” me pesë këngë të reja

Yll Limani lanson projektin “Lshoja Zanin” me pesë këngë të reja

Yll Limani ka publikuar një album ‘EP’ me këngë, të titulluar “Lshoja Zanin”.

Këngëtari njohur i skenës shqiptare e kishte bërë këtë njoftim para disa ditësh dhe tash më i ka sjellë disa këngë të këtij projekti.

Sipas njoftimit të mëhershëm, ai kishte pohuar se për realizimin e këngëve ishte frymëzuar nga një dashuri në të kaluarën që nuk është e pranishme më.

“Faleminderit ty, që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do t’i publikoj. Je ajo që erdhe e ndejte shkurt në jetën time, po këto këngë do të jetojnë përgjithmonë”, kishte shkruar Ylli.

“Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” e “Çka nëse”, janë titujt e këngëve të publikuara në kanalin e tij në YouTube.

Exit mobile version