0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Yll Hoxha ndan prishtinalitë e vërtetë dhe katunarët në Prishtinë

Analisti Yll Hoxha ka dhënë disa deklarata të thella lidhur me demografinë e Prishtinës teksa po diskutohej për ndarjet gjeografike në Drenicë.

Hoxha ka theksuar se në Prishtinë kanë mbetur pak “prishtinali”, siç ai u referohej prishtinaseve. Tutje, ai ka thënë se të tjerët “janë katunarë”, që kanë ardhur në Prishtinë.

“Nuk guxojmë që konfliktet e tilla t’i shtrijmë si një konflikt social i popullit të Kosovës. Nuk ka, nuk ekziston, Prishtina, po e zëmë, nëse është një pjesë e emancipuar e Kosovës, është Prishtina. Dhe Prishtina është e përbërë nga gjithkush, veç prishtinali ka shumë pak. Krejt tjerët janë në Prishtinë, pos prishtinalitë janë mbetë një troh qaty te Vellusha jetojnë, të tjerët janë katunarë që kena ardh kush më herët, e kush më vonë, e të cilët e kemi marrë një trend të emancipimit”, tha ai.

“Familjarisht jam edhe nga Shtimja, edhe nga Mitrovica, edhe nga Drenica”, tha tutje Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img