1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ylfete Fanaj “merr çelësat” e qeverisë: I besohet resori për drejtësi dhe siguri

Para më shumë se një muaji, në raundin e dytë të zgjedhjeve për ekzekutivin e Kantonit të Lucernit, politikania zvicerane-shqiptare, Ylfete Fanaj arriti atë që deri më tani nuk e kishte arritur asnjë politikan me rrënjë shqiptare në Zvicër: u zgjodh në Qeverinë e Kantonit. 

Sipas procedurave në fuqi, ajo, postin qeveritar e ka marrë dje, gjegjësisht më 1 korrik nis ushtrimin e detyrës, shkruan albinfo.ch.

Resori që i është ndarë Yllete Fanajt është ai i drejtësisë dhe sigurisë, mbase më i rëndësishmi në nivel kantoni.

Sot, me rastin e marrjes simbolike të “çelsave” qeveritarë, Ylfetja ka bërë një postim në rrjetet sociale, me ç`rast falënderon paraardhësin e saj në detyrë, Paul Winiker dhe zotohet se do të punojë për mirëqenien e popullit të kantonit.

“Sot paraardhësi im, Paul Winiker, më dorëzoi simbolet e zyrës së Shefit të Drejtësisë dhe Sigurisë. Këto kanë një domethënie të thellë: ato simbolizojnë përgjegjësinë ndaj njerëzve tanë dhe shoqërisë për të siguruar mirëqenien e të gjithëve. Me shumë respekt mora çelësat e ndërtesës së qeverisë. Le t’i përdorim këta çelësa së bashku për punë të mira.

Do të doja të falënderoja paraardhësin tim Paul Winiker për punën e tij dhe që më mundësohet të mund të marr një staf të shkëlqyeshëm dhe një departament që funksionon shumë mirë”, përfundon postimi i Ylfete Fanajt, i shoqëruar nga disa fotografi që pasqyrojnë “pranimdorëzimin” e postit të saj të ri, shkruan albinfo.ch.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img