0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Yjet shqiptare që dështuan në martesën e parë (Foto)

Dashuria, lidhja dhe divorci kanë vlerë të madhe në jetën e secilit. Pa marrë parasysh se a pëlqejmë ose jo, këto ndodhin.
Supozohet së deri të martesa na dërgon dashuria, ndërsa mosmarrëveshjet e ndryshme janë ato që qojnë tek ndarja.
Kështu shumë artistë shqiptarë përjetuan divorcin. Ju sjellë emrat e tyre që për arsye të ndryshme i dhanë fund martesave shumë vjeçare.

Teuta Krasniqi – Blero Muharremi

tuti

Dy vite me parë lajmi së Blero dhe Teuta po ndahen pushtoi mediat. Këngëtari dhe aktorja shumë herë mohuan se martesa e tyre ka marrë fund.
Por meqenëse këto nuk ishin vetëm spekulime, ish-çifti u “dorëzua” dhe e pranuan publikisht se ata tashmë ishin ndarë.
Teuta dhe Blero ishin bashkë që nga viti 2009 dhe janë prindër të një fëmije, vajzës Tarës. Tani që të dy kanë krijuar jetë të re, por vazhdojnë të jenë prind të përkushtuar.
Inva Mula- Pirro Qako

Inva Mula- Pirro Qako

Tashmë kanë kaluar disa vite nga divorci i famshëm i çiftit Inva Mulaj dhe Pirro Çako. Ata nga kjo martesë kanë djalin Anthony Çako i cili pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij, duke qenë se aty kishte shkollën dhe miqtë.
Sopranoja shqiptare është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë. Muajve të fundit është folur rreth një ndarje të mundshme të çiftit.
Altuna Sejdiu (Tuna) – Rilind Reka

Altuna Sejdiu- Rilind Reka

Këngëtarja shkupjane dhe Rilindi, djali i ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ndanë rrugët në vitin 2011. Arsyet ishin nga me të ndryshmet.
Tuna më vone krijoj një lidhje të re dashurie me reperin e njohur Cozman, por edhe kjo lidhje si duket nuk eci, ngase çifti tashmë me nuk janë bashkë.
Soni Malaj – Mirko Luccarelli

Soni Malaj - Mirko Luccarelli

Dy të rinjtë u njohën dhe u dashuruan në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre duke u martuar.
Mirëpo pas 4 vjetësh, martesa e këngëtares Soni Malaj me balerinin italian Mirko Lucarelli merr fund. Ata janë prindër të një vajze Anna, dhe pas ndarjes e tërë dashuria e tyre shkon për Annën e vogel.
Erleta Hoti- Kastro Zizo

Erleta Hoti- Kastro Zizo

Kanë kaluar më shumë së 3 vjet që nga ndarja e Kastros me vajzën e njohur të ekranit kosovar Erleten. Ata ishin martuar në vitin 2012 në një ceremoni private dhe jetonin të dy në Prishtinë. Nia është vajza e tyre nga kjo martesë.
Ndryshe, Erleta ka qenë gruaja e dytë e Kastro Zizos.
Shkumbin Kryeziu – Vlora Dumoshi
Poashtu edhe këngëtari Shkumbin Kryeziu para këngëtares Mimoza Mustafa, ishte i martuar me një person tjetër.
Ajo ishte, ish drejtoresha e Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, tani Këshilltare e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Vlora Dumoshi . Çifti nga ajo martesë kanë dy fëmijë.
Edhe Sabri Fejzullahu ishte i martuar me dike tjetër para Nerës. Arsyet e ndarjes këngëtari thotë se kanë qenë jo për shkak të ndonjë moskuptimi apo xhelozie, por për shkak se këndvështrimi i tyre për artin ishte i ndryshëm.
Edona Llalloshi – Gazmend
Vite më parë u martua edhe Edona Llalloshi por as kësaj nuk i eci martesa, ajo kur pati deklaruar së u nda nga bashkëshorti, tha se është munduar ta mbajë martesën, por fati i saj ishte që të ndahen.
Ajo tashme është e martuar me një tjetër burrë, Gazin, dhe ka dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img