Site icon PrishtinaPress

Yjet kosovare të xhudos po përgatiten në kampin olimpik në Holandë

Yjet kosovare të xhudos po i vazhdojnë përgatitjet për garat e rëndësishme që i presin.

Federata e Xhudos së Kosovës njofton se ekipi olimpik kosovar po merr pjesë në kampin olimpik në Arnhem të Holandës, i cili po mbahet në qendrën sportive olimpike, Papendal dhe është kampi i fundit para IJF Masters, që do të mbahet në Budapest të Hungarisë më 4-6 gusht.

Xhudistët Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena po përgatiten për garat e ardhshme nën udhëheqjen e trajnerit, Driton Kuka dhe asistent trajneres, Majlinda Kelmendi.

Ky kamp i ka mbledhur 400 xhudistë nga 34 shtete të botës, duke e veçuar edhe pjesëmarrjen e Japonisë, Brazilit e Uzbekistanit.

Exit mobile version