Rap-artistja shqiptare, Ya Nina, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.
“Ment e mia” titullohet kënga, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë.
Ajo ka bërë një paraqitje po ashtu të mahnitshme edhe në klip, duke qenë se shquhet për stilin unik.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Muma dhe Alien, me melodi të realizuar nga Ya Nina.
Masterizimi ndërkohë u bë nga Lorenc Aliaj me video nga Visar Dërmaku.

Producimi i projektit theksojmë se është bërë nga producenti i njohur, Cricket.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin e Cricket Music.