14.5 C
Pristina
spot_img

Ya Nina publikon EP-në e re “26”

Ya Nina ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar ditëlindjen e saj të 26-të: duke publikuar një EP të ri, të titulluar simbolikisht “26”.

Ky projekt përmbledh pesë këngë, ku spikasin edhe disa bashkëpunime të bujshme me artistët e njohur Rina, Buta dhe Muma.

Këngët janë prodhuar nga Cricket, një prej producentëve më të njohur në skenën muzikore shqiptare.

Foto: Ya Nina/Instagram

EP-ja “26” tashmë është e disponueshme në Spotify dhe pritet të jetë një nga projektet më të suksesshme të Ya Ninës këtë vit, duke i shtuar karrierës së saj edhe një tjetër hap të rëndësishëm.

Për fansat e saj, ky projekt vjen si një dhuratë e veçantë që lidhet ngushtë me një moment personal të artistes, duke reflektuar rritjen e saj si krijuese.

Këngët janë të publikuara në YouTube

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img