2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Xi Jinping siguron mandatin e tretë: Bota ka nevojë për Kinën

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij më të ngushtë në trupin udhëheqës të Partisë Komuniste.

Ai konsolidoi edhe më shumë pushtetin, pasi më 23 tetor mori mandatin e tretë presidencial.

Xi emëroi në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike katër aleatë të tij – përfshirë edhe dy ish-sekretarët e tij – të cilët mbështesin vizionin e tij për kontroll më të fortë mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Shefi aktual i Partisë në Shangai, Li Qiang, pritet të marrë postin e kryeministrit nga Li Keqiang, i cili do të pensionohet vitin e ardhshëm. Li Qiang shihet si person i afërt me Xi, pasi të dy kanë punuar së bashku në provincën Zhejiang në fillim të viteve 2000.

Po ashtu ndihmësi Ding Xuexiang, shefi i Partisë në Guangdong Li Xi, dhe shefi i Partisë në Pekin Cai Qi, gjithashtu janë emëruar në trupin kryesor të partisë.

Sipas disa komentuesve, këto emërime janë bërë më shumë në bazë të besnikërisë ndaj liderit kinez sesa në bazë të aftësive.

Asnjëri nga anëtarët e Komitetit të Përhershëm nuk është grua apo pjesëtar i ndonjë minoriteti etnik.

Ndryshimet në Komitetin e Përhershëm prej shtatë anëtarësh vijnë pasi kongresi partiak mbajti punimet.

Xi, që mori pushtetin më 2012, fitoi mandatin e tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm. Me marrjen e këtij mandati të tretë, ai theu traditën e shërbimit vetëm për dy mandate.

Disa presin që Xi, 69 vjeç, të tentojë të qëndrojë në pushtet përjetë.

Pas shpalljes së mandatit, Xi iu drejtua mediave për të prezantuar ekipin e tij të ri drejtues. Ai tha se “Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën”.

“Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli – zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë”, tha lideri i Kinës, raporton BBC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img