Pavarësisht se u tha që Xhuli dhe Stresi kanë bërë paqe me njëri-tjetrin, kjo gjë duket se nuk ka ndodhur njëmend.
Ata po vazhdojnë sërish të kenë debate e përplasje ndërmjet vete, gjersa një gjë e tillë ndodhi edhe ditën e sotme (e shtunë).
Të njëjtit kanë qenë duke realizuar një sfidë dhe gjatë kësaj kohe kanë folur për tema të ndryshme, e po ashtu edhe për kauzën e modeles, për t’i mbrojtur gratë.
Derisa reperi e ka ngacmuar në lidhje me këtë, ajo e ka ‘thumbuar’ për karrierën.
E njëjta theksoi se nuk ka ditur asnjë këngë të tij, përkundër se dëgjon shumë muzikë shqip.
“Derisa kam hy në Big Brother nuk e kam ditë asnjë këngë tënden. Ja unë dëgjoj muzikë shqip ja kush”, tha ajo.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) nga ana tjetër me ironi i tha që të merret me kauzën rreth grave.
Theksojmë që në finale në BBVK kanë shkuar pesë veta: Xhuli, Stresi, Artani, Vedati dhe Mbresa.